Befason Simeone, në sulm për Cavanin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Sport

04/03/2015 11:28

Diego Simeone është trajner që shpesherë di të befasojë. Dhe, kësaj radhe, trajneri i Atletico Madridit është duke përgatitur një “goditje” të re.

Strategu argjentinas është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani duke befasuar konkurrencën e klubeve tjera si Juventus, Liverpool e Arsenal.

Atletico përgatitet për largimin e disa futbollistëve në fund të këtij sezoni dhe për t’u përkujdesur që skuadra të ruajë nivelin e lartë të paraqitjeve, Simeone do të tentojë blerjen e Cavanit, i cili pritet të largohet nga Parc des Princes, gjatë afatit kalimtar të verës.