Befason Shevchenko: Inter janë favoritët

Legjenda e Milan, Andriy Shevchenko, ka befasuar me komentet e tij para ndeshjes me Inter.

Sport

21/09/2019 13:31

Milan dhe Inter do të vihen përballë njëra tjetrës sonte, me fillim nga ora 20:45, në ‘San Siro’.

Sheva ka paralajmëruar se Inter janë favoritët për të triumfuar, por në një derbi të tillë gjithçka mund të ndodh.

“Nuk më pëlqejnë parashikimet. Inter janë favoritët para këtij takimi. Antonio Conte erdhi me një projekt, kishte fonde të mjaftueshme, pasi përndryshe nuk do të zgjidhte Interin” ka thënë fillimisht Shevchenko, transmeton lajmi.net.

‘Inter janë favoritët, por të gjithë e dinë se derbi është një tjetër nivel dhe mund të ndodh gjithçka” ka shtuar ndër të tjerash ukrainasi.

Inter futet në këtë takim si lider i Serie A, me nëntë pikë të grumbulluara pas tri xhirove, kurse Milan ka tri pikë më pak. /Lajmi.net/