Befason Reali, konferencë për shtyp në ora 13:30

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka befasuar duke ftuar një konferencë për shtyp për sot në ora 13:30. Çfarë ka për të thënë?

Sport

12/03/2015 12:38

Real Madrid ka ftuar konferencë të befasishme për shtyp për sot në ora 13:30, kanë njoftuar mediat spanjolle.

Arsyeja nuk dihet por vendimi vjen pikërisht në periudhën më të vështirë të sezonit për gjigantin nga Santiago Bernabeu, që është në seri negative prej tri ndeshjeve pa fitore.

Se për çka bëhet fjalë, do ta mësojmë së shpejti. Konferenca do të udhëhiqet nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.