Befason LeBron James: Nuk mendoj se do kthehem ndonjëherë në 100% të formës
LeBron James ka bërë një deklaratë interesante.

Sport
LeBron James u lëndua me 20 mars të këtij viti dhe paraqitjen e parë pas lëndimit e pati në duelin ndaj Sacramento Kings, shkruan lajmi.net.
Por, si duket lëndimi e ka bërë dëmin e vet si fizik, ashtu edhe psikologjik.
Kjo pasi LeBron deklaroi se ai nuk mendon se do të kthehet më në 100% të formës në karrierën e tij, pasi që kjo gjë është e pamundur për trupin që të ndodhë, duke marrë parasysh edhe moshën e tij.
“Është e pamundur, unë nuk mendoj se do të kthehem ndonjëherë në 100% të formës në karrierën time”, deklaroi LeBron James./Lajmi.net/
This injury took a toll on Bron. pic.twitter.com/14m1QSkBCL
— SportsCenter (@SportsCenter) May 1, 2021