Befason Khedira, shkon në Turqi

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, edhe pse kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha të Premierligës, raportohet se mund të transferohet në Trabzonspor.

Sport

30/01/2015 10:34

U përmend si objektiv i disa prej klubeve më të mëdha të Premierligës si Arsenal, Chelsea e Liverpool, por e ardhmja e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khedira, mund të jetë në një ligë krejt tjetër.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, reprezentuesi gjerman është duke konsideruar mundësinë e transferimit në klubin turk Trabzonspor.

Edhe pse Trabzonspor nuk është në mesin e klubeve konkurrente për titull, ka ambicie të krijojë një skuadër të fuqishme duke filluar nga transferimi i Khediras, që do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni.