Befason Juve, ofron Dybalan në këmbim për Moratan

Juventusi është i gatshëm ta shkëmbejë sulmuesin Paulo Dybala për të huazuarin Alvaro Morata.

Sport

14/11/2020 19:03

Morata u huazua gjatë verës me mundësi blerje për 45 milionë euro, ndërsa është duke shkëlqyer në Seria A, përcjellë lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, meqenëse Dybala nuk është në formën e duhur, Juventusi synon ta shkëmbejë me spanjollin.

Nëse Atletico do e pranojë këtë ofertë, atëherë Diego Simeone do formojë një sulm të frikshëm si Dybala, Felix dhe Suarez.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse do realizohet ky shkëmbim i bujshëm në afatin veror./Lajmi.net/