Befason Ibrahimovic – konsideron rinovimin me La Galaxy

Zlatan Ibrahimovic mund të bëjë një hap në karrierën e tij që do të befasonte ndoshta gjithë audiencën e futbollit.

Sport

11/11/2019 23:52

Emri i yllit suedez tash e disa javë po lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A, pasi kontrata e tij po shkon drejt fundit.

Skuadra si Bologna, Milan dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e Ibras, por duket se lojtari ka një tjetër plan.

Nicolo Schira raporton se LA Galaxy po punon për rinovimin me Zlatan, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të marrë vendimin e tij brenda këtij muaji. Mbetet të shihet çfarë po përgatit suedezi. /Lajmi.net/