Befason Douglas Costa: Më pëlqeu përplasja Conte-Agnelli

I huazuari nga Juventusi tek Bayern Munchen, Douglas Costa, ka deklaruar se i ka pëlqyer konflikti verbal ndërmjet trajnerit të Interit, Antonio Contes dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit.

Sport

12/02/2021 11:38

Futbollisti i huazuar i Juventusit, Douglas Costa ka deklaruar se i pëlqeu përplasja ndërmjet, Antonio Contse dhe Andrea Agnellit, ai poashtu u ndal të flasë për Milanin dhe lojtarin e tij të preferuar të kësaj skuadre transmeton lajmi.net.

Braziliani u bashkua me Bayern Munchen në një marrëveshje huazimi të thjeshtë nga Juventusi verën e kaluar, por e ardhmja e tij në Gjermani është në dyshim, dhe se fundmi mediat italiane e lidhnin atë me një transferim tëk Milani. Por që braziliani refuzon kategorikisht se pati kontakte me klubin “Rossoner”.

“Askush nga Milano nuk më ka thirrur”, tha ai.

“Por mua më pëlqen shumë Bennacer, ai është me të vërtetë i fortë”, shtoi ai.

Braziliani iu përgjigj disa pyetjeve nga tifozët. Njëra nga pyetjet ishte për indcidentin ndërmjet Andrea Agnellit dhe Antonio Contes.

“Ishte bukur, nuk më pëlqen të përfshihem në këto situata, por këto histori janë të këndshme kur i sheh nga jashtë”, tha Costa.

Duke folur për përplasjet, kush do të fitojë një përleshje midis Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku?

“Pyetje e bukur, ndoshta Ibra”, përfundoi Douglas Costa duke qeshur.

Costa tha se Guardiola është trajneri më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë atë, dhe Neymar ndoshta është futbollisti më i mirë në botë./Lajmi.net/