Befasohet Turqia
Turqia befasoi për të keq duke u mposhtur nga Finlanda me rezultat 61:55 në ditën e parë të ndeshjeve në Kampionatin evropian në basketboll. Kampionati i 38-të evropian për meshkuj në basketboll, ka sjell rezultate të befasishme qysh në ditën e parë të ndeshjeve. Finlanda e mposhti nënkampionin e botës Turqinë me rezultat 61:55 në…

Sport
Turqia befasoi për të keq duke u mposhtur nga Finlanda me rezultat 61:55 në ditën e parë të ndeshjeve në Kampionatin evropian në basketboll.
Kampionati i 38-të evropian për meshkuj në basketboll, ka sjell rezultate të befasishme qysh në ditën e parë të ndeshjeve.
Finlanda e mposhti nënkampionin e botës Turqinë me rezultat 61:55 në kuadër të Grupit D.
Izraeli pas vazhdimeve prej pesë minutave ka pësuar humbje nga Britania e Madhe me rezultat 71:75. Gjeorgjia, e udhëhequr nga Igor Kokoshkov, ka shënuar fitore bindëse kundër Polonisë me rezultat 84:67.
Kurse Bosnja-Hercegovina ka pësuar humbje me rezultat 86:75 kundër Letonisë. Franca u mposht nga rivali i përbetuar Gjermania.
Gjermanët triumfuan me rezultat 80:74 në kuadër të derbit të grupit A. Ndërkaq, Italia ka shënuar fitore ndaj rivalit kryesor të grupit D. Italianët kanë triumfuar kundër kombëtares së Rusisë me rezultat 76:69.
Fitore të ngushtë ka shënuar Sllovenia, e cila ka mposht me rezultat dy pikë avantazh, përkatësisht 62:60 Republika Çeke.
Ndërsa fqinji ynë verior, Serbia ka realizuar fitore ndaj dikur kampionit evropian, Lituanisë. Serbët kanë mposht lituanezët me rezultat 63:56. Mali i Zi ka shënuar fitore në sekondat e fundit në derbin ballkanik kundër Maqedonisë.
Ka qenë basketbollisti i natyralizuar amerikan, Tyrese Rice, i cili shënoi dy gjuajtje të lira dhjetë sekonda para përfundimit të ndeshjes dhe i solli fitoren malazezëve me rezultat 81:80.
Në anën tjetër, Spanja ka shkelur Kroacinë me rezultat 68:40. Greqia gjithashtu ka turpëruar Suedinë pas triumfit bindës, 79:51. Fitore të ngushtë ka shënuar Ukraina, e cila mposhti Belgjikën me rezultat 58:57.
Rezultatet:
Grupi A
Izraeli-Britania e Madhe 71:75
Belgjika-Ukraina 57:58
Franca-Gjermania 74:80
Grupi B
Letonia-Bosnja 86:75
Maqedonia-Mali i Zi 80:81
Serbia-Lituania 63:56
Grupi C
Gjeorgjia-Polonia 84:6
Spanja-Kroacia 68:4
Re.çeke-Sllovenia 60:62
Grupi D
Turqia-Finlanda 55:61
Suedia-Greqia 51:79
Rusia-Italia 69:76