Befasia e ëmbël që Sinani i bëri Andrrës në përvjetorin e tretë të martesës
Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë çift shumë i dashur për publikun.

ShowBiz
Tri vite më parë ata kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, nga e cila lidhje janë bekuar me një fëmijë të gjinisë mashkullore, shkruan lajmi.net.
Në përvjetorin e tretë të martesës, Sinani e ka befasuar Andrrën në mënyrën më të mirë, me një buqetë të madhe trëndafilash në të cilën shkruhej data 26.
“Faleminderit dashuri, përvjetori i tretë”, ka shkruar ajo mbi fotografinë në të cilën shfaqet me lule në duar.
Dasma e Sinan Hoxhës kishte bërë bujë, pasi më ndryshe seç jemi mësuar t’i shohim të gjithë, Sinani e mori nusen me helikopter. /Lajmi.net/