“Befasi në Skenderaj”, Avni Arifi: Bekim Jashari i familjes së madhe Jashari i bashkohet koalicionit AAK-NISMA
Ish-amabasadori i Kosovës, Avni Arifi, përmes një postimi në Facebook është shprehur se Bekim Jashari i familjes së madhe Jashari i bashkohet 137. Arifi, tha se asnjëherë AAK nuk ka pasur më shumë njerëz në tubimet e saj dhe kurrë më shumë nuk ka pasur entuziazëm në radhët e saj. Ndërsa theksoi se mbrëmë, partnerit…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/bbb.jpg)
Lajme
Ish-amabasadori i Kosovës, Avni Arifi, përmes një postimi në Facebook është shprehur se Bekim Jashari i familjes së madhe Jashari i bashkohet 137.
Arifi, tha se asnjëherë AAK nuk ka pasur më shumë njerëz në tubimet e saj dhe kurrë më shumë nuk ka pasur entuziazëm në radhët e saj.
Ndërsa theksoi se mbrëmë, partnerit të koalicionit IDEAL iu bashkua në përkrahje edhe Bekim Jashari i familjes së madhe Jashari përkrahja e të cilit është jo vetëm mbështetje e jashtëzakonshme, por edhe besim unik në Kosovën Fituese.
“Prej krijimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kam marrë pjesë, qoftë si pjesë e saj, qoftë si vëzhgues, në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2004. Kurrë, asnjëherë dhe as për së afërmi, AAK nuk ka pasur më shumë njerëz në tubimet e saj dhe kurrë më shumë nuk ka pasur entuziazëm në radhët e saj. Gjakova, Rahoveci, Ferizaj, Deçani, Malisheva dhe shumë qendra të tjera, si asnjëherë më parë, i kanë mbushur sheshet dhe sallat sportive. Kur kanë pritur 1,000 veta në tubim, u kanë ardhur dyfishi i tyre.
Në Skenderaj, AAK kurrë nuk ka pasur votë domethënëse. Mbrëmë, partnerit të koalicionit IDEAL iu bashkua në përkrahje edhe Bekim Jashari i familjes ëmadhe Jashari përkrahja e të cilit është jo vetëm mbështetje e jashtëzakonshme, por edhe besim unik në Kosovën Fituese .
Sot, AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë të koalicionit përmbyllin fushatën në Pejë. Pritet të jetë një ndër tubimet më masive të kësaj fushate. Peja, vendi i lindjes së AAK-së, i jep shkëlqimin kësaj fushate dhe një finalizim, mbase befasues, të rezultatit zgjedhor të AAK-së. Sot, të gjitha rrugët dërgojnë në Pejë!”, ka shkruar Arifi.