“Beerfest Kosova” vjen për herë të nëntë në Prishtinë

Festivali tradicional i Birrës “Beerfest Kosova”, vjen për herë të nëntë në Prishtinë me shume birra dhe me një program artistik te një festivali spektakular ndërkombëtare prej 24 deri me 28 Korrik.

ShowBiz

08/07/2019 15:03

Beerfest Kosova 2019, do te mbahet ne Parkingun prapa Pallatit te Rinise, ne te njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.

Sipas kompanisë MODUS (organizator i Beerfest), sivjet adhuruesit e birrave do të kenë një mundësi unike që përveç kënaqësisë dhe freskimit me birrat më të mira vendore dhe ndërkombëtare, të shijojnë edhe një program artistik që i konkuron festivaleve më të mëdha të muzikës në Rajon.

“Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetaret për 5 netët me radhe mund te argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra nga me të ndryshmet me çmime promovuese” tha Ekrem Tahiri nga MODUS Events.

“Si edhe në vitet e kaluara, rendësi të madhe i kushtojmë rregullimit të hapësirës dhe në veçanti skenës dhe Programit Artistik. Sivjet do të kemi mbi 20 artiste dhe bende që do të përformojnë në 5 netët e BeerFest dhe emrat e tyre janë shumë të dashur për audiencën Kosovare.

“Programi artistik i kompletuar do të publikohet me 10 Korrik, por do të kemi artistë ndërkombëtar dhe vendore. Ajo çka mund të shpalosim në këtë moment është që Beerfest do të hapet me këngëtaren e mirënjohur Dhurata Dora në përcjelljen e DJ Bannzz të mërkurën me 24 Korrik kurse do të përmbyllet me Red Hot Chili Peppers European Tribute të dielën me 28 Korrik.”

Përveç muzikës e birrave te ndryshme, këndit te ushqimit e pijeve jo-alkolike, vizitoret do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore.

“Beerfest do të jetë aktiv nga ora 17:00 ku do të kemi shumë lojëra dhe gara të ndryshme me birra. Për ekipet fituese do të kemi shpërblime mjaft të mëdha, që do ta bëjë edhe me interesante këtë edicion. Të gjitha këto do të publikohen me 10 Korrik kur edhe do të hapen konkurse”, tha Ekrem Tahiri.

Ky festival ka për qellim që qytetarëve të izoluar të Kosovës, të ju ofroj argëtim madhështor me një kosto shume të ulet dhe të përballueshme për qytetaret tanë.

Me shumë informata rreth agjendës së Beerfest dhe aktiviteteve të cilat do të organizohen ato dite, do te jepen ne ditët në vazhdim përmes mediave sociale dhe elektronike.