Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm për spiunazh ndaj BIA-s serbe

Sot para trupit gjykues dolën sërish Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi. Në seancën e sotme gjyqësore, asnjëri nga të dyshuarit për spiunazh nuk e kanë pranuar fajësinë për këtë vepër. Dy kosovarët e akuzuar për spiunazh ndaj BIA-s serbe, në seancën gjyqësore kanë mohuar çdo akuzë që rëndon mbi ta, raporton lajmi.net. Kurse i dyshuari,…

Lajme

17/03/2025 09:41

Sot para trupit gjykues dolën sërish Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Në seancën e sotme gjyqësore, asnjëri nga të dyshuarit për spiunazh nuk e kanë pranuar fajësinë për këtë vepër.

Dy kosovarët e akuzuar për spiunazh ndaj BIA-s serbe, në seancën gjyqësore kanë mohuar çdo akuzë që rëndon mbi ta, raporton lajmi.net.

Kurse i dyshuari, Muharrem Qerimi e ka pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje, të cilën ia ka pranuar prokuroria dhe ia ka miratuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

Bedri Shabani akuzohet se ka ndihmuar Agjencinë e inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë që njihet si BIA, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që ndërlidhen me UÇK-në përfshirë eprorët e saj si dhe me ngjarjet dhe objektet si spitali ushtarak i UÇK-së në fshatin Molopollc të Shtimës dhe masakrën e Reçakut në atë mënyrë që i pandehuri të dhënat dhe informacionet në fjalë ia kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-së Sergjan Rosiq, përgjegjës për regjionin e Pançevës si dhe kolonel Bogolup Janiveviq ish-komandant i policisë së Serbisë në regjionin e Ferizajt, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit ushtarak në masakrën e Reçakut./Lajmi.net/