Bedri Hamza viziton Skenderajn, Lushtaku: Kryeministri i ardhshëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar këtë fundjavë në Skenderaj. Për vizitën ka njoftuar përmes një postimi Mergim Lushtaku, i cili e ka quajtur Hamzën “kryeministër në ardhje”. “Ju dëshirojmë një fundjavë të këndshme, bashkë me Kryeministrin në ardhje Bedri Hamza”, ka shkruar Lushtaku. Vizita e Hamzës në Skenderaj vjen në kuadër…

Lajme

10/05/2026 13:22

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar këtë fundjavë në Skenderaj.

Për vizitën ka njoftuar përmes një postimi Mergim Lushtaku, i cili e ka quajtur Hamzën “kryeministër në ardhje”.

“Ju dëshirojmë një fundjavë të këndshme, bashkë me Kryeministrin në ardhje Bedri Hamza”, ka shkruar Lushtaku.

Vizita e Hamzës në Skenderaj vjen në kuadër të aktiviteteve politike të PDK-së para zgjedhjeve të 7 qershorit. /Lajmi.net/