Bedri Hamza uron qytetarët e besimit të krishterë: Gëzuar Pashkët me paqe dhe harmoni

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishterë me rastin e Pashkëve katolike. Përmes një postimi në Facebook, Hamza uroi qytetarët për paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje, duke theksuar rëndësinë e forcimit të vlerave, respektit dhe bashkëpunimit për një shoqëri…

Lajme

05/04/2026 10:28

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishterë me rastin e Pashkëve katolike.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza uroi qytetarët për paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje, duke theksuar rëndësinë e forcimit të vlerave, respektit dhe bashkëpunimit për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë.

“Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!”, përfundoi Hamza në urimin e tij. /Lajmi.net/