Bedri Hamza shkon për ngushëllime tek familja Thaçi në Burojë të Skenderajt

Qytetarë të shumtë të Kosovës, e emra të njohur të politikës kanë marrë rrugën sot për në fshatin Burojë të Skenderajt, aty ku jeton familja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo pasi mbrëmjen e së dielës, ka ndërruar jetë babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, shkruan lajmi.net. Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shkuar…

Lajme

17/03/2025 13:15

Qytetarë të shumtë të Kosovës, e emra të njohur të politikës kanë marrë rrugën sot për në fshatin Burojë të Skenderajt, aty ku jeton familja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kjo pasi mbrëmjen e së dielës, ka ndërruar jetë babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, shkruan lajmi.net.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shkuar sot për ngushëllime tek familja Thaçi.

Në Burojë të Skenderajt, të afërm, miq e qytetarë të shumtë po priten nga vëllezërit e ish-presidentit Thaçi si dhe djali i tij, Endriti.

Hamza mbrëmë ka shkruar për Haxhi Thaçin, e ka thënë se humbja e tij është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ata që e njohën nga afër.

“Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun. Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë. Në këto momente të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi. Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, pati shkruar Hamza. 
Lajmi.net sjell fotografi nga vizita e Hamzës në Burojë: