Bedri Hamza pritet nga Hovenier në Ambasdën amerikane: Kosova dhe SHBA kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta

Kandidati për kryeministër, dhe njëkohësisht kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është pritur sot në ambsadaën e SHBA-ve nga ambasadori Hovenier. Hamza tha se SHBA-të dhe Kosova kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat, duke theksuar se ky bashkëpunim do të zgjasë edhe më tej, shkruan lajmi.net. Ai me Hovenier…

Lajme

27/06/2024 17:17

Kandidati për kryeministër, dhe njëkohësisht kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është pritur sot në ambsadaën e SHBA-ve nga ambasadori Hovenier.

Hamza tha se SHBA-të dhe Kosova kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat, duke theksuar se ky bashkëpunim do të zgjasë edhe më tej, shkruan lajmi.net.

Ai me Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme dhe rritjen e bashkëpunimit me SHBA-të.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sot me ambasadorin Jeffrey Hovenier bisedova për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.

Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit.” /Lajmi.net/