Bedri Hamza prezanton sloganin e PDK-së për zgjedhjet: Bashkë. Përpara.

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Hamza, në një postim në Facebook, është shprehur se fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton. “Bashkë. Përpara. Ky është…

Lajme

10/12/2025 17:57

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza, në një postim në Facebook, është shprehur se fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton.

“Bashkë. Përpara. Ky është slogani ynë dhe zotimi ynë. Fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton. Kur jemi bashkë, Kosova ecën përpara. #PDK130”, ka njoftuar Hamza.