Bedri Hamza: Për mua e preferueshme është krijimi i Qeverisë me LDK-në dhe partitë e tjera
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se kanë pasur bisedime me të gjitha partitë politike në vend si LDK, AAK e Nisma në lidhje me bashkëpunimin që mund të kenë sa i përket forcimit të qeverisë. Hamza e qartësoi edhe një herë se si fillim i takon…

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se kanë pasur bisedime me të gjitha partitë politike në vend si LDK, AAK e Nisma në lidhje me bashkëpunimin që mund të kenë sa i përket forcimit të qeverisë.
Hamza e qartësoi edhe një herë se si fillim i takon partisë së parë që të formojë qeverinë – por duke theksuar se PDK nuk është për të bllokuar krijimin e institucioneve të Kosovës.
Madje ai tha se vendi nuk është në pozitë për t’i vënë bllokadë institucioneve.
Ndër të tjerash Hamza deklaroi se me Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë pasur as takim, as ftesë nga asnjëra palë.
Po ashtu sipas tij koalicioni më i konvenueshëm do të ishte me LDK-në.
“Jam i bindur se votimi do të jetë i njëjtë nga të gjithë deputetët e PDK-së. Unë e kam mbështetjen e plotë prej momentit të kandidimit prej kryetarit Krasniqi e të gjithë anëtarëve të kryesisë të PDK-së. Sa i përket krijimit të qeverisë ne kemi marrë iniciativë si PDK, i kemi ftuar i kemi takuar partitë politike. Me partinë e parë me Vetëvendosjen nuk kemi deri në këtë moment kurrfarë komunikimi zyrtar, nuk kemi marrë ftesë dhe s’kemi bërë ftesë. Realisht për shkak të programeve e bindjeve politike të proceseve për mu është e preferueshme krijimi i qeverisë me LDK-në dhe partitë e tjera të cilat kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës”, theksoi Hamza./Lajmi.net/