Bedri Hamza njofton që Koloneli Skender Hoxha do të jetë kandidat për deputet në listën e PDK-së

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza, ka njoftuar se Kolonel Skender Hoxha, ish-komandant i Brigadës 124 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe Komandant i Gardës Kombëtare, është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të partisë. Në një postim në rrjetet…

Lajme

12/05/2026 14:52

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza, ka njoftuar se Kolonel Skender Hoxha, ish-komandant i Brigadës 124 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe Komandant i Gardës Kombëtare, është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të partisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamza ka shkruar se Hoxha “me dekada shërbim për vendin, ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit tonë. Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës.”, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi gjithashtu se “sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie. Mirë se vjen, Kolonel!”./lajmi.net/