Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Kosova që duam është ajo që u jep më shumë mundësi të rinjve, siguri familjeve dhe dinjitet çdo qytetari

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar në Klinë të Epërme, vendlindjen e tij, nga ku ka përcjellë mesazhe për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza tha se rikthimi në vendlindje përfaqëson një kthim te rrënjët dhe te njerëzit me të…

Lajme

06/06/2026 16:56

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar në Klinë të Epërme, vendlindjen e tij, nga ku ka përcjellë mesazhe për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza tha se rikthimi në vendlindje përfaqëson një kthim te rrënjët dhe te njerëzit me të cilët ka nisur rrugëtimin e tij, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për më shumë mundësi për të rinjtë, siguri për familjet dhe dinjitet për çdo qytetar, duke përsëritur sloganin e fushatës së PDK-së: “Stop krizës. Ndrysho Kosovën”.

Postimi i plotë:
S’ka vend më të veçantë se vendlindja.
Një rikthim te rrënjët dhe te njerëzit e mi në Klinë të Epërme, aty ku kam nisur rrugëtimin tim dhe kam mësuar vlerat që më udhëheqin edhe sot.
Kosova që duam është ajo që u jep më shumë mundësi të rinjve, siguri familjeve dhe dinjitet çdo qytetari.
Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125./lajmi.net/