Bedri Hamza në SHBA, pritet në Shtëpinë e Bardhë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, sapo ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar vetë ai i cili ka treguar se takimet aty do t’i vazhdoj edhe nesër. “Po pak më herët e përfundova takimin, nesër vazhdoj me takimet e radhës”, ka…
Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, sapo ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar vetë ai i cili ka treguar se takimet aty do t’i vazhdoj edhe nesër.
“Po pak më herët e përfundova takimin, nesër vazhdoj me takimet e radhës”, ka thënë ai për lajmi.net.
Hamza nuk ka treguar më shumë në lidhje me zyrtarët shtetëror amerikan që është takuar.
Në Amerikë së fundi udhëtime të shpeshta pati presidentja Vjosa Osmani por jo edhe kryeministri Kurti. Madje marrëdhëniet e Kurtit me SHBA-të duket se janë ftohur shumë pas zhvillimeve ne vend si moskrijimi i Asociacionit e së fundi këmbënguljes së Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit.
Vizita e Hamzës nuk është paralajmëruar e as nuk është përfolur fare paraprakisht, por se ajo po ndodh pikërisht në kohën kur në Kosovë po diskutohet data e zgjedhjeve e që nga PDK kandidati do të jetë pikërisht Bedri Hamza.