Bedri Hamza kandidat për kryeministër, Musliu-Shoshi: Dëshmon se PDK qëndron fortë në trashegiminë e saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar dje se Bedri Hamza do të jetë kandidat për kryeministër. Këtë e ka vlerësuar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Ajo ka thënë se ky vendim dëshmon se PDK qëndron fortë në trashegiminë e saj, por ka edhe guximin e vizionin për të ardhmen. Musliu-Shoshi ka…

Lajme

28/03/2024 09:54

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar dje se Bedri Hamza do të jetë kandidat për kryeministër.

Këtë e ka vlerësuar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo ka thënë se ky vendim dëshmon se PDK qëndron fortë në trashegiminë e saj, por ka edhe guximin e vizionin për të ardhmen.

Musliu-Shoshi ka shtuar se liria, Pavarësia e Shtet-ndërtimi, ka në bosht njerëzit e guximshëm, me vizion të qartë si Presidenti- Hashim Thaçi dhe Kryetari- Kadri Veseli.

Partia Demokratike e Kosovë, përherë në momente kritike, ishte forca politike e shpresës. Historia e re e Kosovës, tashmë ka shënuar emrat e personaliteteve që kanë bërë ndryshimet e mëdha në Kosovë. Liria, Pavarësia e Shtet-ndërimi, ka në bosht njerëzit e guximshëm, me vizion të qartë si Presidenti- Hashim Thaçi dhe Kryetari- Kadri Veseli. Pandashëm, lidershipi i PDK-së, Kryetari-Memli Krasniqi po dëshmon qe ne po ringritemi për ti dhënë shpresë Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj zyrtar në Facebook. 

Postimi i plotë: