Bedri Hamza dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit: Akt i ulët dhe i papranueshëm

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, , ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Hamza përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar këtë si akt të ulët dhe të papranushëm. Tutje Hamza ka kërkuar që rasti të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe…

Lajme

26/10/2024 14:24

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, , ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Hamza përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar këtë si akt të ulët dhe të papranushëm.

Tutje Hamza ka kërkuar që rasti të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit.

“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit. Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim.”, ka shkruar Hamza./Lajmi.net/