Bedri Hamza arrin i pari tek Presidenca, përfaqëson PDK-në si Kryetar i sapozgjedhur

Në objektin e Presidencës kanë filluar të vijnë liderët e partive politike. I pari që arriti në takim është kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza. Hamza këtë herë e përfaqëson PDK-në, për dallim nga takimet e kaluara kur partia përfaqësohej nga tanimë kryetari i dorëhequr, Memli Krasniqi. Në takim me presidenten Vjosa Osmani do…

Lajme

20/11/2025 10:30

Në objektin e Presidencës kanë filluar të vijnë liderët e partive politike.

I pari që arriti në takim është kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza këtë herë e përfaqëson PDK-në, për dallim nga takimet e kaluara kur partia përfaqësohej nga tanimë kryetari i dorëhequr, Memli Krasniqi.

Në takim me presidenten Vjosa Osmani do të diskutohet mundësia e datave të zgjedhjeve të jashtëzakonshme./Lajmi.net/