Beckham prezanton të brendshmet

Kur është puna për pozime, pak njerëz të famshëm mund ta bëjnë këtë më mirë se David Beckham. Kampanja e fundit për të brendshmet e meshkujve për H&M e pa ish futbollistin anglez si protagonist, në një set fotografish. 38 vjeçari është parë duke pozuar me bokserica dhe i zhveshur në pjesën e epërme të…

ShowBiz

24/01/2014 14:07

Kur është puna për pozime, pak njerëz të famshëm mund ta bëjnë këtë më mirë se David Beckham. Kampanja e fundit për të brendshmet e meshkujve për H&M e pa ish futbollistin anglez si protagonist, në një set fotografish.

38 vjeçari është parë duke pozuar me bokserica dhe i zhveshur në pjesën e epërme të trupit, duke e shfaqur trupin e tij fantastik.

Këtë radhë, buzëqeshja nuk vinte në shprehje, por edhe serioziteti i ka hije ish futbollistit të Manchester Unitet, Real Madrid, Los Angeles Galaxy, Milan e Paris Saint Germain.

Gjithashtu, në pah dolën edhe tatuazhet e shumta që e kanë mbuluar trupin muskulor të sportistit. Ndër të tjera, David u pa duke reklamuar edhe pizhame, për koleksionin e ri Bodywear Collection, produkte që do të dalin në treg dhe online nga 30 janari.