Beckham: Messi më bëri ta kuptoi se kishte ardhur koha për pensionim

David Beckham ka zbuluar se Lionel Messi e ka “detyruar” të dalë në pension.

Sport

24/04/2020 12:59

Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, tani 44 vjeçar, nga futbolli është pensionuar në vitin 2013, sa ishte pjesë e Paris Saint Germain.

U desh të zhvilloheshin dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe PSG-së, që Beckham të kuptoi se kishte ardhur koha për të varur këpucët.

“Me siguri vendosa të pensionohem kur Messi po vraponte para meje”, ka deklaruar Beckham, përcjell lajmi.net.

“Ne ishim përpara. Messi erdhi dhe Barceloa shënoi”.

“Megjithë moshën time, unë u kënaqa duke luajtur dhe skuadra ishte e mirë në të dy ndeshjet. Ne e bëmë gjëra për të qenë krenarë. Ne nuk humbëm ndaj tyre”.

Rezultati i dy ndeshjeve ishte 3:3, por Barcelona kishte kaluar në gjysmëfinale shkaku i rregullit të golit mysafir./Lajmi.net/