Bebe Rexha prezanton edicionin e sivjetmë të “MTV Video Music Awards”

Bebe Rexha ka konfirmuar se do të jetë një nga prezantueset e këtij edicioni të "MTV VMA".

ShowBiz

22/08/2019 16:14

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “MTV Video Music Awards” do të mbahet më 26 gusht 2019 në New Jersey, shkruan lajmi.net.

Në mesin e emrave të njohur të industrisë së muzikës që janë të nominuar, janë edhe shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max.

Përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka konfirmuar se përveç se është e nominuar për çmim, ajo është një nga prezantueset e kësaj ceremonie.

Kujtojmë se Bebe Rexha është e nominuar në kategorinë “Best Dance” me dy këngë, “Call You Mine”, në bashkëpunim me The Chainsmokers dhe “Say my name” me David Guetta dhe J-Balvin. /Lajmi.net/