Bebe Rexha pjesë e koncertit për 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë?

28 nëntori i këtij viti shënon 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

ShowBiz

26/11/2017 09:49

Kjo datë shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike në çdo vend ku ka shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Një koncert festiv me rastin e 28 nëntorit organizon edhe shoqata “Dibra” në New York, me të ftuar disa prej emrave të njohur të estradës shqiptare.

Në këtë gala mbrëmje marrin pjesë: Mirush Kabashi, Frederik Ndoca, Gëzim Nika, Kastriot Tusha, Mira Konçi, Sinan Vllasaliu, Haxhi Maçellara, Vedat Ademi, e të tjerë.

Ky koncert është parlajmëruar për sonte në orën 19:00, por ajo çfarë na bëri përshtypje është fakti që Bebe Rexha e ka shpërndarë njoftimin për këtë koncert që shton dyshimet se edhe këngëtarja do të jetë e pranishme në këtë event.

Meqenëse edhe organizimi është nga një shoqatë dibrane, vend prej të cilit ka prejardhjen edhe këngëtarja, nuk përjashtohet mundësia që Bebe të jetë e pranishme në këtë koncert. /Lajmi.net/