Bebe Rexha ngjyrosi flokët si ajo, kështu reagoi Rina Balaj
Rina ka dy fjalë për Beben, pasi pa se ka ngjyrosur flokët njësoj si ajo.

ShowBiz
Bebe Rexha së fundi u komentua shumë për ndryshimin drastik në pamje, duke bërë flokët kuq e zi, shkruan lajmi.net.
Ndryshimi i këngëtares u prit mirë nga fansat, të cilët i kanë shkruar komente të shumta artistes dhe e komplimentuan.
Por, këtë ndryshim e kishte bërë muaj më parë Rina Balaj, andaj ajo ka diçka për të thënë për Bebe Rexhën.
“A s’osht emocionuese kur ki mendimet e njejta me Bebe Rexhen?”, ka shkruar rep-artistja.
Ndryshe, Rina Balaj pritet që shumë shpejt ta publikojë projektin e ri muzikor me titull “Zjarr”. /Lajmi.net/