Bebe Rexha merr poza joshëse pranë veturës super-luksoze
Bebe ndau fotografi joshëse në Instagram.

ShowBiz
Bebe Rexha ka postuar disa fotografi të reja, në të cilat kësaj radhe erdhi e veshur tërësisht në të zeza, shkruan lajmi.net.
Ajo vuri në pah format trupore duke pozuar pranë veturës luksoze dhe vë në plan të parë fizikun në veshjen e ngushtë.
Këto imazhe, asaj duket se ia realizoi partneri, ngase në të njëjtin vend disa orë më parë realizoi fotografi me të, duke ia fshehur fytyrën.
Sa i përket projekteve muzikore, Bebe Rexha tash e një kohë nuk ka sjellë diçka të re, pasi nuk e ka parë të duhur për shkak të pandemisë. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CFSj3JSF8Vx/