Bebe Rexha fotografohet rrugëve të Los Angelesit, vë në pah ndryshimin në dukje

Bebe Rexha duket atraktive me ndryshimin e radhës në dukje.

ShowBiz

12/11/2020 19:03

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, kohët e fundit po tregohet e guximshme me eksperimentimin në dukje, shkruan lajmi.net.

Ajo ka pak kohë që publikoi duetin “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me Doj Cat, ku erdhi me ndryshim në ngjyrën e flokëve.

Por, edhe pas klipit ajo bëri tjetër ndryshim, këtë herë theksoi ngjyrat kuq e zi në flokë dhe u komentua shumë për këtë dukje.

 

View this post on Instagram

 

❤️??

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Në fotografitë e reja, Bebe shfaqet rrugëve të Los Angeles, teksa edhe një herë vuri në pah ndryshimin dhe dukej për mrekulli.

Ndryshe, muajt e fundit Bebe Rexha është komentuar edhe për lidhjen e re me Keyan Safyari. /Lajmi.net/