Bebe Rexha e pranon se vuan nga çrregullime bipolare

Bebe Rexha ka treguar se për çfarë arsye është ndjerë e sëmurë gjatë gjithë kësaj periudhe.

ShowBiz

16/04/2019 08:11

Bebe Rexha pas publikimit të këngës “Last Hurrah”, ka vazhduar punën rreth projekteve të reja, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, përmes rrjetit Twitter është shprehur e hapur për problemet me të cilat po ballafaqohet gjatë kësaj kohe.

“Për kohën më të gjatë, nuk e kuptoja pse u ndjeva kaq e sëmurë. Pse u ndjeva paksa që nuk dëshiroja të largohesha nga shtëpia apo të jem e rrethuar me njerëz. Gjithashtu edhe pse nuk mund të flija, që nuk më linte të mos punoja apo të krijoja muzikë. Tani e di pse”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, më tej shtoi se përgjigja e të gjitha këtyre pyetjeve ishte se po vuante nga çrregullimet bipolare.

“Unë vuaj nga çrregullimi bipolar dhe nuk më vjen turp. Kjo është e gjitha. Unë nuk dua që ju të ndieni keqardhje për mua. Unë vetëm dua që ju të pranoni mua. Ju dua”, ka përfunduar Bebe.

Çrregullimi bipolar shkakton ndryshime emocionale dhe ndryshe quhet edhe depresion maniak. /Lajmi.net/