Bebe Rexha dhe Dua Lipa performojnë në “Billboard Music Awards”

Sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve "Billboard Music Awards".

ShowBiz

20/05/2018 08:41

Kjo ceremoni mbahet në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit dhe transmetohet në NBC, shkruan lajmi.net.

Në këtë edicion të këtij eventi që mbledh në një vend emrat më të njohur nga bota e muzikës do të performojnë edhe dy artistet shqiptare me famë botërore.

Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe lajmin që do të ngjiten në skenën e “BMA” për të kënduar live.

Kujtojmë që nominimet për çmimet që do të ndahen në “Billboard Music Awards” janë bërë më 17 prill 2018. /Lajmi.net/