Beatrix Ramosaj kopjohet nga Bora Zemani?
Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj janë dy emrat më të përfolur muajve të fundit.

ShowBiz
Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, bëri bujë të madhe me lidhjen e saj me Donald Veshaj, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër edhe Bora Zemani u përfol shumë për trekëndëshin që u krijua pas marrëdhënies që ajo kishte me Donaldin para se ai të futej brenda shtëpisë së BBV-së.
Pas daljes së Trixës nga BBV-ja ajo është paraqitur në spektaklin e së martës pas një pauze prej 10-të ditësh pasi nuk ishte në gjendje emocionale të mirë.
E veshur me një fustan gjysmë këmishë dhe gjysmë dekolte, Trixa ka shkëlqyer në spektakël.
Por moderatorja Bora Zemani ka rënë në sy ku me stilin e njëjtë të veshjes ajo është paraqitur në Për’puthen Prime.
E ka kopjuar apo është rastësi nuk dihet, por të dyja duken bukur./Lajmi.net/