BE të mos i përkulet presionit të Kosovës

Në komentin e titulluar “BE të mos i përkulet presionit të Kosovës”, revista europiane \"European Voice\" shkruan se nuk ka garanci që Kosova do të qëndrojë në rrugën e reformave, nëse Be vendos ta largojë misionin e vet për sundim të ligjit, EULEX, nga Kosova.

Lajme

23/01/2014 09:36

Revista europiane “European Voice”, ne një koment të vet të botuar sot ka porositur institucionet e Bashkimit Europian që të mos e largojnë fokusin nga Kosova.

Në komentin e titulluar “BE të mos i përkulet presionit të Kosovës”, kjo revistë shkruan se nuk ka garanci që Kosova do të qëndrojë në rrugën e reformave, nëse Be

“Është për t’u habitur dhe për të ardhur keq, të shohësh se si BE’ja nuk është në gjendje të qëndrojë kokë lartë përpara “muskujve” diplomatik të Kosovës, një shtet i cili deri më tani nuk ka qenë e konsideruar si njëri prej vendeve më të fuqishme në kontinentin evropian”.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE’së, Catherine Ashton dhe trupat diplomatike, janë duke propozuar që BE’ja të jetë e paanshme në misionin e saj të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX. Ky mision, që prej vitit 2008, është munduar që të aplikojë sundimin e ligjit në Kosovë.

Ky mision ka pasur një detyrë të vështirë. Klasa politike është e korruptuar. Gjyqësori është i dobët. Mjetet që vënë në rend shtetin- policia dhe gjykatat- nuk janë të pavarura.

Sidoqoftë, ka pasur një sukses- duke përfshirë këtu përndjekje, gjykime dhe dënime.

Pra, pse do të duhej që ky mision të ndërprente punën e saj? Duket se Ashton dhe ekipi i saj, janë të bindur se Kosova është nisur në rrugën e saj të reformave dhe se një ditë kjo gjë do të çojë në anëtarësimin e saj në BE. Marrëveshja me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila u arrit në prill, është një hap tejet i rëndësishëm i bërë për atë rrugë.

Shumë e vërtetë. Por këtu nuk ka garancion se Kosova do të vazhdojë në këtë rrugë. Sinqerisht, duket më e besueshme që Kosova do të humbas nëse EULEX’i nuk e udhëzon atë.

Shtetndërtimi- krijimi i institucioneve demokratike dhe sundimi i ligjit- nuk janë të lehta. Anëtarësimi në BE kërkon standard të larta të sundimit të ligjit. Raportet e fundit të Komsionit Europian, për Bullgarinë dhe Rumaninë (shtete këto që më 2007 janë anëtarësuar në BE) tregojë se sa pak po respektohet sundimi i ligjit.

Ky fakt duhet të bëjnë që shtetet e BE’së të mendojnë mirë për propozimin e Ashton’it, i cili në mënyrë të dyshimtë duhet si një shpërblim shumë zemërgjerë për Kosovën, për shkak të sjelljes së saj konstruktive në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Edhe Serbia njëkohësisht është shpërblyer me hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Tashmë qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi ka atë që dëshironte, që të kontrollojë zyrën e posaçme të prokurorisë, e cila ka qenë një “gjemb” gjatë qeverisjes së tij.

Shtetet anëtare do të duhet që të pyesin veten nëse Kosova ka kapacitete që të garantojë sundim të ligjit. Nëse jo, atëherë Kosova do të jetë vend që do sjellë probleme në BE në vitet e ardhshme. Cilat do qofshin shpenzimet enorme të misionit EULEX’it, mos sundimi i ligjit në Kosovë do t’i kushtonte më shtrenjtë BE’së.

Kjo thirrje për kompromis, për ta gjetur emëruesin më të vogël të përbashkët, duhet rezistuar, shkruan European Voice.