BE-së nuk i intereson platforma e Nikoliqit, por dialogu

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Serbi, Michael Davenport, ka thënë sot në Nish, se nuk është i njoftuar me platformën e presidentit serb, Tomisllav Nikoliq për Kosovën, por ka thënë që është shumë rëndësi vazhdimi i dialogut në mes të Beograit dhe Prishtinës.

Lajme

22/05/2015 17:46

Davenport në një deklaratë për mediat serbe, ka përmendur disa nga kriteret që shteti serb duhet t’i përmbush për anëtarsim në BE.

“Ka pasur progres në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, dhe kohët e fundit ka pasur progres në dialogun mbi gjyqësorin. Tani është koha për zbatimin e plotë të këtyre detyrimeve, jo vetëm nga pala serbe, por edhe nga Prishtina”, ka thënë Davenport, transemton lajmi.net.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një ceremonie që u zhvillua në Nish për disa projekte që BE i ka financuar për Serbinë.