BE pret propozimet e Johnson

9:16 | 24 Korrik 2019

Boris Johnson

Kryeministri i ri i Britanisё sё Madhe Boris Johnson do tё realizojё daljen nga BE mё 31 tetor pavarёsisht se ҁ’kosto mund tё ketё kjo. BE-ja ёshtё nё pritje, por e pёrjashton rinegociimin e marёveshjes pёr Brexit.

Kryeminisri i ri i Britanisё sё Madhe Boris Johnson para zjgedhjes sё tij u ka dhёnё njё premtim tё qartё anёtarёve konservatorё tё partisё: “Pas tre vjetёsh dhe dy afateve tё djegura ne duhet tё dalim nga BE mё 31 tetor e kёtё do ta bёjmё me njё deal mё tё mirё se sa ai qё u rrёzua tri herё nё parlament”, ka deklaruar vazhdimisht Johnson nё luftёn e brendshme elektorale brenda partisё sё vet. “Nёse ne vazhdojmё t’i shtyjmё tё gjitha, atёherё ne do tё shkёrmoqemi.”

Paraardhёsja e tij Theresa May e pati shtyrё dy herё datёn e daljes nga BE, pёr ta bindur parlamentin nё  Londёr pёr marrёveshjen e saj me BE-nё pёr daljen. Ajo dёshtoi. Kjo bёri qё tani Boris Johnson tё hyjё nё Doёning Street. Ai premton rinegociimin e marrёveshjes sё Brexit me BE-nё  dhe ndёr tё tjera t’i verё kryqin ‘backstop’. Ky ёshtё sigurimi, qqё mes vendit anёtar tё BE-sё Irlandёs dhe provincёs britanike tё Irlandёs sё Veriut nё ishullin irlandez tё mos ketё kufi tё ashpёr. Pёr kёtё duhet qё Britania e Madhe pёrkohёsisht tё vazhdojё tё qendrojё nё unionin doganor me BE-nё.

Rinegociim?

Kancelarja Angela Merkel si shumё politikanё tё drejё drejtues nё BE i ka pёrjashtuar bisedimet e reja pёr marrёveshjen e Brexit-it. “Marrёveshja e daljes ёshtё negiuar me shumё kujdes. ‘Backstop’ ёshtё vetёm shprehje, qё nuk jep zgjidhje pёr fundin e tregut tё brendshёm nё Irlandёn e Veriut dhe marrёveshjen e sё Premtes sё Madhe, qё e pёrjashton vendosjen e kufirit”, tha Angela Merkel. Natyrisht qё do tё duhet mё tej tё negociohet pёr raportin e ardhshёm tё Britanisё sё Madhe pas Brexit-it, por jo tani. Michel Barnier, kryenegociaotri i BE-sё, i ofroi Johnson-it nё njё mesazh urimi nё tёeeter, qё tё pёrmirёsohet sёrish raporti me BE-nё. Ai ofron po ashtu, se do ta ndihmojё Johnson, qё ta kalojё nё parlament nё Londёr marrёveshjen e vёrtetё tё daljes.  Por ndryshime nuk mund tё bёhen mё, shkruan DW.

Por Boris Johnson, tё cilin kundёrshtarёt e konsiderojnё si njё kloun politik, ‘ia dijё pёr tё tilla detaje. Ai mund tё pёrfytyrojё edhe njё dalje pa marrёveshje. “Unё mendoj, se ne duhet ta shohim mjaft pozitivsht Brexit-in dhe nuk kemi frikё nga njё dalje m´pa marrёveshje. Ne nuk duhet tё kemi frikё nga njё Brexit nёn kushtet e Organizatёs Botёrore tё tRegtisё. Ne do tё kujdesemi pёr bujqit tanё dhe subvencionet. Ne do tё garantojmё, qё tё vazhdojё tё funksionojё znxhiri i furnizimeve.” Por se si do tё funksionojё kjo, kёtё Boris Johnson nuk e ka bёrё tё qartё para se tё zgjidhej.

BE pёrjashton rinegociimin

Preisndetja e re e Komisionit tё BE-sё, Ursula von der Leyen, dita e parё e fillimit zyrtarisht tё punёs tё sё cilёs pёrkon me Brexit-in, ende ёshtё e tёrhequr. Gjatё njё vizite nё Strasburg para zgjedhjes sё saj, ajo tha, se marrёveshja e daljes nuk mund tё negociohet mё. Tё martёn (23.07) von der Leyen nё kuadёr tё vizitёs nё Paris u shpreh, se gёzohet pёr njё bashkёpunim konstruktiv me Boris Johnson: “Nuk ka rregull tё artё: Unё do tё bashkёpunoj me secilin kryetar shteti dhe qeverie.”