BE nga sot do t’i njoh certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Kosova
Nga sot, shtetet e BE-së do t’i njohin certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Kosova.

Lajme
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e BE-së në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Po ashtu do të njihen edhe testet dhe ceritifikatat e shërimit.
“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, thuhet në njoftimin e BE-së. /Lajmi.net/
NEWS?As of today, the ?? will start accepting ??-issued COVID-19 vaccination, test, and recovery certificates.
This applies to all??certificates issued in accordance with the EU Regulation 2021/953 of the European Parliament and of the Council. The #EU funded their development.— European Union Kosovo (@EUKosovo) June 30, 2022