BE ndan milionat e Planit të Rritjes për të dytën herë për Serbinë, Shqipërinë e Malin e Zi, Kosova ende në bllokadë pa asnjë cent
Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes ka njoftuar se sot ka aprovuar një paketë prej 87.7 milionë eurosh për investime në energjie të pastër për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo shumë është miratuar nga Bordi Operacional i Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor. Sipas Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin…

Lajme
Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes ka njoftuar se sot ka aprovuar një paketë prej 87.7 milionë eurosh për investime në energjie të pastër për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Kjo shumë është miratuar nga Bordi Operacional i Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, këto investime do të përmirësojnë rrjetet e energjisë, hidrocentralet dhe do të ofrojnë zgjidhje për ngrohje me energji diellore.
Kosova për shkak të bllokadës politike është vendi i vetëm që ka dorëzuar Agjendën e Reformave por që s’ka pranuar ende pagesën e parë, ndërkohë që sot BE përveç pagesës së parë, për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë ka ndarë edhe milionat e dyta.
Edhe nga Brukseli janë të shqetësuar që Kosova ende s’ka institucione të reja, Kuvend e Qeveri, për të aprovuar marrëveshjen me BE-në.
A package of €87.7 million for clean-energy investments in 🇦🇱🇲🇪🇷🇸 has been approved by @TheWBIF Operational Board.
Under the 🇪🇺 Growth Plan for the Western Balkans, these investments will:
💡 Bolster power grids
💧 Upgrade hydropower plants
☀️ Provide solar heating solutions— EU Enlargement & Eastern Neighbourhood 🇪🇺 (@eu_enlargement_) July 22, 2025