BE na sanksionoi – Murati sytë kah vendet arabe: Me ambasadorin e Katarit diskuton për thellim të bashkëpunimit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është takuar sot me Ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari. Sipas njofitmit që ka lëshuar Ministria e Financave, Murati ka përmendur mundësinë për lidhjen e një marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë që do të hapte mundësitë për investime…

Lajme

23/02/2024 18:06

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është takuar sot me Ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari.

Sipas njofitmit që ka lëshuar Ministria e Financave, Murati ka përmendur mundësinë për lidhjen e një marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë që do të hapte mundësitë për investime në Kosovë.

“Ndër të tjera, u diskutuan disa nga sektorët në të cilët ka potencial që të thellohet bashkëpunimi në mes dy vendeve, siç janë, infrastruktura, bujqësia, si dhe turizmi. Përgjatë takimit, Ministri Murati theksoi përparësitë e të investuarit në Kosovë, duke theksuar nivelin e ulët të borxhit publik dhe nivelin e tatimit në të ardhurat e koorporatave, fakte këto që e bëjnë Kosovën një vend të sigurt dhe tërheqës për investime të huaja”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Ambasadori e ka ftuar Muratin për vizitë në Katar.

“… në mënyrë që të konkretizohet bashkëpunimi aktual, por edhe të hapen mundësi të reja për investime përmes takimeve të përbashkëta me përfaqësues të sektorit privat si dhe përfaqësues të autoriteteve investuese të shtetit të Katarit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e tyre, duke u fokusuar tek përparësitë e të investuarit në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.