BE mbështetë financiarisht Komunat e Kosovës

BE përmes Zyrës në Kosovë, do ta ndihmojë Komunën e Ferizajt me disa projekte konkrete. Kjo është bërë e ditur sot pas takimeve që Shefi i bashkëpunimit të Zyrës së BE-së, Christof Stock bëri me Kryetarët e Komuave të Ferizajit dhe Vitisë.

Lajme

03/04/2014 16:22

Bashkimi Europian ofron mbështetje financiare për të gjitha rajonet e Kosovës përmes projekteve të ofrohen përmes programit IPA (Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit). Kështu është shprehur sot Shefi i Bashkëpunimit pranë Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock, i cili ka vizituar komunat e Ferizajt dhe Vitisë. I shoqëruar edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv i Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal – ARDA, Edon Myftari si dhe Drejtori i Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje, Almir Hyseni, z. Stock është takuar me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe me atë të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça. Stock thotë se BE deri më tani është duke financuar 280 projekte në sektorë të ndryshëm. “Më shumë se 280 projekte të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuara nga Zyra e BE-së në Kosovë janë duke u zbatuar aktualisht e të cilat përfshijnë sektorë të ndryshëm në rajone dhe qytete të Kosovë. Komuna e Vitisë dhe Ferizajt janë përfitues nga këto projekte dhe me vizitën e sotme në këto dy komuna unë jam i bindur se ne do të forcojmë bashkëpunimin tonë me këto dy komuna edhe në të ardhmen”, tha z. Stock. Ai ka inkurajuar fuqishëm udhëheqësit e Komunës së Vitisë dhe të Ferizajt si dhe stafin e tyre që të orientohen në fushat e mundshme për investime si dhe të ndjekin nga afër skemat e grandeve që ofrohen nga BE por edhe mundësitë e tjera për mbështetje financiare.