BE: Marrëveshja aktuale e Brexit-it “mënyra e vetme e mundshme”
Kryenegociatori i Bashkimit Evropian (BE) për Brexit-in, Michel Barnier, ka deklaruar se traktati aktual i tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar është “marrëeshja e vetme e mundshme”.

Bota
Duke folur në dhomën e Parlamentit të BE-së, Barnier vuri në dukje se marrëveshja e dakorduar me kryeministren britanike, Theresa May, është më e mira që mund të arrinin.
“Duke pasur parasysh rrethanat e vështira të këtyre negociatave dhe duke pasur parasysh kompleksitetin ekstrem të të gjitha çështjeve të tërheqjes britanike… kjo marrëveshje është e vetmja dhe më e mira e mundshme”, theksoi Barnier.
Barnier këmbënguli se tani është koha për ratifikim, duke theksuar se “Jam i bindur se do të jemi në gjendje të punojmë së bashku për një partneritet të vërtetë dhe të pashembullt”.
Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar do të votojë për marrëveshjen e Brexit-it më 11 dhjetor.