BE-ja shpall fundin e krizës së emigrantëve

Komisioni Evropian e ka shpallur të përfunduar krizën e emigratëve, duke ashpërsuar kritikat për lajmet e rreme dhe keqinformimin për këtë çështje.

Bota

06/03/2019 17:10

Frans Timmermans, zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, tha: “Evropa nuk është duke u përballur më me krizën e emigrantëve, me të cilën jemi përballur në vitin 2015, por ende kanë mbetur disa probleme strukturore”.

Në vitin 2018, më shumë se 116 mijë njerëz e kanë kaluar Detin Mesdhe. Ky numër është 89 për qind më i vogël sesa shifra e vitit 2015, kur kriza ishte në nivelin më të lartë. Këto të dhëna i ka publikuar agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Brukseli thotë se problemet me emigrantët nuk janë zgjidhur ende në Greqi, ku ndodhen katër mijë persona. Zyrtarët evropian kanë thënë në mënyrë jozyrtare se ky problem nuk po zgjidhet për shkak të menaxhimit të dobët të fondeve të BE-së nga Greqia.

Në kohën kur Spanja është bërë pika kryesore e hyrjes së emigrantëve në Bashkimin Evropian, ky komision ka thënë se një nga prioritetet është zbatimi i një programi për kontroll të kufirit, i cili do të realizohet në bashkëpunim me autoritetet e Marokut, shkruan “The Guardian