BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

Bashkimi Evropian ka disbursuar 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023). Lajmi u bë i ditur nga Zyrëa e  BE- së përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se kjo mbështetje është pjesë e përkushtimit për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në Kosovë. “BE-ja qëndron…

Lajme

25/08/2025 18:24

Bashkimi Evropian ka disbursuar 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023). Lajmi u bë i ditur nga Zyrëa e  BE- së përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se kjo mbështetje është pjesë e përkushtimit për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në Kosovë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike,” thuhet në reagimin e BE-së.

Sipas njoftimit, deri më tani, me ndihmën e BE-së në vlerë prej 75 milionë eurosh:Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë, 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë energjetike, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi, Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe me energji efiçiente.

Kjo përkrahje, sipas BE-së, është dëshmi e vazhdimësisë së mbështetjes për Kosovën në sektorin energjetik dhe në përballimin e sfidave me tranzicionin e gjelbër.