“BE-ja na tradhtoi neve” Protestuesit mblidhen tek Aeroporti i Prishtinë, presin presidenten e Komisioni Evropian
Sot në Kosovë për vizitë vie presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen pritet që sot të takohet me kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu. Por në pritje të saj në Aeroportin e Prishtinës janë disa protestues. Tek aeroporti tanimë janë mbledhur një grup i të rinjve…
Lajme
Sot në Kosovë për vizitë vie presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Von der Leyen pritet që sot të takohet me kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu.
Por në pritje të saj në Aeroportin e Prishtinës janë disa protestues.
Tek aeroporti tanimë janë mbledhur një grup i të rinjve të cilat dolën për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vite burgim gjithsej ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi me 25 vite, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite si dhe Rexhep Selimi me 13 vite.
Në pankartat e këtyre të rinjve shkruhet “Sot Thaçi, nesër Zelensky” si dhe “Bashkim Evropian, ju na tradhtuat neve”./Lajmi.net/


