BE-ja, demarsh Serbisë për shkak të eksporteve në Rusi

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq do të mbajë të premten një konferencë me gazetarë lidhur me demarshin e Bashkimit Evropian drejtuar Beogradit për shkak të eksporteve në Rusi. 

Lajme

21/08/2014 21:58

Gazeta serbe Blic merr vesh jo zyrtarisht se bëhet fjalë për kërkesën e BE-së që Serbia, si vend kandidat për Unionin Evropian, të mos shfrytëzojë sanksionet revanshiste të Rusisë ndaj vendeve të BE-së dhe t’iu marrë vendin eksportuesve evropianë të ushqimeve në tregun e Rusisë.

Demarshi i BE-së ka mbërritur në Qeveri të Serbisë, por nuk janë dhënë më shumë hollësi se për çfarë bëhet fjalë. Përfaqësia e BE-së në Beograd ka refuzuar të komentojë për këtë gazetë paralajmërimin e konferencës së nesërme për gazetarë nga kryeministri serb.

Opinionit publik ende nuk është i njoftuar për arsyen e këtij demarshi.

Lajmi.net shkruan se në praktikën diplomatike demarshi paraqet reagim të ashpër të shteti ndaj tjetrit shkaku i ndërmarrjes së masave të caktuara për një çështje kontestuese.