BE-ja bllokoi marrëveshjen bërthamore Hungari-Rusi

Komisioni Evropian (Qeveria e BE-së) ka bllokuar marrëveshjne bërthamore të vlefshme 12 miliardë euro ndërmjet Hungarisë dhe Rusisë, njofton gazeta Financial Times.

Bota

12/03/2015 22:59

Nga fundi i vitit 2014 Rusia dhe Hungaria kanë nënshkruar dokumentin për ndërtimin e blloqeve V dhe VI të centralit elektrik bërthamor “Paks”, me reaktorë që janë dnërtuar në bazë të teknologjisë ruse VVЭR-1200.

Vendimi i Komisonit Evropian me siguri do t’i përkeqësojë edhe më shumë raportet ndërmjet Kremlinit dhe Brukselit.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban megjithë krizën në Ukrainë dhe raportet e këqija të BE-së me Rusinë e ka nënshklruar marrëveshjen me kompaninë shtetërore ruse për energji bërthamore Rosatom.

Kritikët e Orbanit

Opozita hungareze këtë marrëveshje e pati kritikuar ashpër për arsye se ndërtimi i termocentraleve i është dhënë firmës ruse pa tender.