“BE duhet ta kuptojë se rreziku nga Ballkani mund ta përfshijë gjithë Evropën”
Ballkani i mbijetoi krizës më të rëndë që nga koha e luftërave të viteve nëntëdhjeta, por situata në shumë vende atje është në prag të konfliktit, BE-ja nuk ka ndikim të fortë në atë rajon.
Lajme
E përditshmja ruse “Kommersant”, shkruan se për këtë arsye, shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini do të mbaj takim me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Rritja e vëmendjes së BE-së ndaj Ballkanit është rritur shumë më shumë tani pasi kanë ndodhur tensione të brendshme politike në disa vende të Ballkanit, transmeton lajmi.net.
Pas vitit 2003, në Samitin e Selanikut, liderët e BE-së premtuan se do të pranojnë në BE të gjitha vendet e Ballkanit për rajonin e cili është “fuçi baruti”, dhe duhet të ndërmarrin hapa praktik, sipas “Kommersant”.
Gazeta më pas shkruan, se mos interesimi i BE-së në këtë pjesë të Evropës, ka quar në probleme të brendshme politike të cilat tani vështirë që do të zgjidhen.
Në Ballkan është duke u rritur numri i nacionalistëve popullor, për të ringjallur armiqësinë ndaj fqinjëve. Si rezultat i kësaj, misionarët evropianë duhet gjithnjë të ndërhynë në Ballkan për pajtime, shkruan media në fjalë.
Raporti më pas thotë, se BE-ja e kuptoj se koha ka ardhur që të kthehet vëmendjen në rajon, “sa nuk është tepër vonë, dhe lufta e Ballkanit do ta përfshinte edhe Evropën”.
“Kommersant”, vë në dukje se shumica e analistëve rajonal janë të bindur se vendet e rajonit nuk janë në gjendje të veprojnë për të mbyllur tensionet, për këtë arsye ndërhyrja e BE-së është e nevojshme.
Rezultatet e aktivizimit të BE-së në Ballkan janë parë tashmë: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, Presidenti i Maqedonisë, arritja e një marrëveshje mes partive në Shqipëri.
“Kommersant” përfundon se kthimi i BE-së në Ballkan në fakt tashmë ka filluar, por se ritmi dhe kushtet varet jo vetëm nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, por edhe nga vendet e Ballkanit. /Lajmi.net/