BE dënon sulmet terroriste në Turqi

Bashkimi Europian dënoi sulmet terroriste në rajonin Daglıca të qytetit Hakkari dhe në qytetin Igqdır të Turqisë.

Bota

08/09/2015 15:44

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Komisionin Evropian, ka deklaruar se: “Dënojmë ashpër sulmet terroriste të PKK në Turqi”.

Kocijançiq, tha se BE-ja është e shqetësuar për situatën e sigurisë dhe sulmet terroriste në rritje të ndodhur në Turqi dhe ka theksuar se për një zgjidhje të përhershme duhet të rifillohen bisedimet.

Ajo duke shprehur ngushëllimet për të familjarët e atyre që kanë humbur jetën në këto sulme, tha se qeveria e përkohshme në Turqi dhe liderët politikë duhet të rritin përpjekjet e tyre për procesin e zgjidhjes.

Kocijançiq, duke vënë në dukje se në dy vitet e kaluara ka patur përparime të rëndësishme ka vlerësuar se: “Kjo nuk duhet të humbë. Procesi i zgjidhjes është rruga më e mirë për parandalimin e konfliktit i cili ka një kosto të jetëve dhe për brezin në vazhdim. Ne vazhdojmë të japim mbështetje ndaj procesit të zgjidhjes”.(AA)